Glasgou Rejnxhërs ka regjistruar humbjen e katërt në pesë finalet e veta në Kupat e Europës. Këtë herë në Ligën e Europës skocezët janë mundur nga Frankfurti nga lojtari e penalltive. Dhe zhgënjimi ka qenë i madh në kampin skocez.
Trajneri i skocezëve, Xhovani van Bronkhorst, ka qenë zemërthyer para gazetarëve, teksa e ka cilësuar humbjen vërtet mizore.
“Është shumë e vështirë ta pranosh një humbje të tillë. Djemtë meritojnë përgëzimet e mia, pasi kanë dhënë gjithçka deri në fund. Ndoshta mund të kishim bërë diçka më mirë, por një humbje e tillë vërtet të lë një shije të hidhur.
Jemi të gjithë të shkatërruar. Tani është e vështirë të bësh një analizë”, ka thënë trajneri holandez.
Arena e Lajmit

Loading…