Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku pas një konflikti mes drejtuesve të automjeteve, situata ka degraduar në një akt të rrezikshëm. Një 25-vjeçar ka goditur me qëllim Fiatin e një 18-vjeçari, duke i rrezikuar seriozisht jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Rrethi i Skelës”, ku shtetasi E.H, 25 vjeç, ka goditur herë disa me makinën e tij të shtetasit G.D, 18 vjeç. Në momentin e përplasjeve ishin të pranishme Forcave e Posaçme “Shqiponja”, të cilët edhe pse jashtë shërbimit, ndërhynë edhe për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Pas ndërhyrjes së Departamentit të Policisë, 25-vjeçari u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Vlorës. Ai akuzohet për “Shkatërrim të pronës për mjete të tjera” (neni 154 i Kodit Penal) dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” (neni 274 i Kodit Penal).
Materialet procedurale i referohen Policisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes dy shtetasve, për motive të dobëta.
Goditi disa herë me automjetin e tij, automjetin e një shtetasi tjetër, duke i rrezikuar jetën, vihet në pranga 25-vjeçari.
Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndodheshin jashtë shërbimit, si dhe nga strukturat e tjera të DVP Vlorë që ishin në shërbim, se dy drejtues mjetesh, në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës”, ishin përfshirë në një konflikt, ku njëri prej tyre, shtetasi E. H., 25 vjeç, po godiste në mënyrë të përsëritur me automjetin e tij, automjetin e shtetasit G. D., 18 vjeç, duke i rrezikuar jetën, ndërhynë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe duke neutralizuar shtetasin E. H.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i Kodit Penal, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.