Punonjësit e Policisë kanë konstatuar pranë shatrivanit në Elbasan një djalë 4 vjeçar i cili ka humbur.
E kanë marr dhe kanë afruar në Komisariat. Policia Elbasanit kërkon bashkëpunimin e medias për publikimin e këtij informacioni.
Deri më tani, nuk ka mbërritur një tel në polici për humbjen e 4 vjeçarit.
Sipas fëmijës emrat e prindërve janë Flamur dhe Vera.
Aktualish 4-vjeçari ndodhet nën kujdesin e punonjësve në dhomën e veçantë të të miturve.
()