Lyon nuk “qëndron duarkryq”, gati të apelojë vendimin për rënien nga kategoria

Lyon nuk ka “qëndruar duarkryq”, pas vendimit të marrë për zbritjen nga kategoria. Klubi francez ka reaguar menjëherë dhe e ka konsideruar vendimin si të pa mbështetur në fakte, ndërsa ka theksuar se ka bërë maksimumin për të rregulluar balancat ekonomike.

“Falë kontributeve në kapital nga aksionarët tanë dhe shitjes së aksioneve të klubit anglez, Crystal Palace, fondi i parave të gatshme është përmirësuar ndjeshëm dhe kemi burime më shumë se të mjaftueshme për sezonin 2025/26.

Me fonde të provuara dhe sukses sportiv që na kanë siguruar një vend në garat evropiane për dy vjet me radhë, sinqerisht nuk e kuptojmë se si një vendim administrativ mund ta kishte rrëzuar një klub kaq të madh francez.

Do të apelojmë për të demonstruar aftësinë tonë për të s iguruar burimet e nevojshme financiare për të siguruar praninë e vazhdueshme të Lyonit në Ligue 1”, thuhet në reagimin e klubit francez.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×