VIDEO/ Gola shqiptarësh në gjysmëfinale të Europianit, Gjermania U21 i tregon forcën Francës U21, i pret Anglia në Bratislavë

Germany U21 është kualifikuar për në finalen e madhe të Europianit, pas fitores së pastër 3-0 ndaj Francës. Në Kosicka Arena, Panzerat treguan forcën, teksa shënuan me Weiper që në minutën e tetë.

Weiper, i cili përfolur se mund të luajë një ditë për Shqipërinë, ia doli që të “tundë rrjetën” shumë shpejt.

Woltemade dyfishoi shifrat, në minutën e 14-të. Në fundin e sfidës la gjurmë edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, me një gol.

Gjermania U21 do të sfidojë Anglinë U21 në finalen e madhe të 28 qershorit, sfidë kjo që do luhet në Bratislavë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×