Inter “fluturon” në 1/8 me Asllanin titullar, shkëlqen Pio Esposito (VIDEO)

7 pikë në 3 ndeshje dhe kreu i Grupit E. Inter “fluturon” në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve ku do të përballet me Fluminensen. Me Asllanin titullar në sfidën e tretë radhazi, zikaltërit “thyejnë” 2-0 River Plate në një ndeshje të luftuar për çdo top. Surpriza e madhe e këtij takimi ishte talenti 19-vjeçar Pio Esposito i cili për herë të parë zbriti në fushë si titullar përkrah kapitenit Martinez duke lënë shenjë me një gol shumë të rëndësishëm.

Asllani ishte i pari i cili lëshoi një “predhë” të vërtetë në limitet e zonës së rreptësisë, por goditja e tij shkoi pak mbi traversë. Pas një pjesë të parë ku e kishin pak të vështirë të gjenin hapësira, situata ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, me zikaltërit që jo vetëm kishin kontrollin total të lojës, por ishin shumë të rrezikshëm në zonën e rreptësisë.

Martinez me një aksion personal shumë të bukur, flirtoi me golin ku goditja e tij u ndal në shtyllën pingule. Kapiteni tentoi sërish me një goditje të fortë brenda në zonë pak minuta më vonë, por për fatin e tij të keq ishte qendrore. Gjërat u bënë më të lehta për zikaltërit pas minutës së 65-të pasi River Plante mbeti me 10 lojtarë.

Më në fund, pas disa përpjekjeve, Inter arriti të zhbllokojë ndeshjen, ku në minutën e 72-të, Pio Esposito mori një top në zonë, me një veprim prej “bomberi” sulmuesi “azzurr” u tregua i saktë duke kaluar zikaltërit në avantazh.

Për të mbyllur llogaritë me ekipin argjentinas mendoi Bastoni. Në shtesë, mbrojtësi italian realizoi dhe golin e dytë duke hipotekuar fitoren e Inter, me ekipin e Chivu që ka një arsye të fortë për të festuar, kalimi në këtë fazë është një lehtësim i madh.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×