
Ronald Fenty, babai i Rihanna-s, ka ndërruar jetë më 30 maj si pasojë e dështimit akut të frymëmarrjes, të shkaktuar nga kanceri në pankreas dhe pneumonia nga aspirimi, një infeksion i rëndë bakterial në mushkëri.
Sipas certifikatës së vdekjes të siguruar nga TMZ, Fenty vuante gjithashtu nga dështim akut i veshkave dhe nekrozë tubulare, që tregojnë për dëmtime të mëdha në sistemin urinar.
Ai ndërroi jetë në spitalin Cedars-Sinai në Los Anxhelos, në moshën 71-vjeçare.