Atalanta dhe mbi të gjitha Berat Gjimshiti refuzuan së fundmi një ofertë shumw tw “majme” nga Katari, me kapiteni kuqezi që preferon aspektin sportiv se sa milionat e sheikëve, të paktën për momentin. Në mënyrë të pa papritur, Gjimshiti sheh që emri i tij të qarkullojë edhe një herë në tregun e transferimeve, por këtë radhë bëhet fjalë për një ekip të madh si Milan. Gazetari i famshëm italian, Carlo Pellegatti shkruan se “djalli” interesohet për qendërmbrojtësin e Atalantës:
“Milan po ndërton një mbrojtje të re, por kujdes emrin e Berat Gjimshitit që deri më tani nuk ka dalë në pah. Ai është shqiptar si Igli Tare, është një lojtar shumë i kujdesshëm, mund të plotësojnë prapavijën e kuqezinjve me eksperiencë e tij”, shkruan Pellegatti.

Në fakt, nuk është një sekret që emri i Gjimshitit ka qarkulluar edhe në të kaluarën në Milano. Gjimshiti futet në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, edhe në radhët e Atalantës janë përpara një vendimi, t’i ofrojnë rinovimin e kontratës apo të pranojnë ofertat që vijnë në drejtim të tij, për të mos e humbur më pas falas.
Është e vërtetë që Atalanta refuzoi pak ditë më parë 12 milionë euro nga ekipi i Al Rayyan, por kjo pasi lojtari nuk dëshironte të transferohej në Katar, dëshira e tij është të vijojë të luajë në Serie A, për këtë arsye diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për Milan.
()