Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Policia ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në Jalë, Himarë, duke arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar nga Tirana. Shtetasi H. M. u kap gjatë kontrolleve intensive të Policisë në kuadër të planit për rritjen e sigurisë në zonat turistike të qarkut Vlorë.

Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ai qëndronte i akomoduar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan doza të ndara të lëndëve narkotike, të dyshuara si kokainë, MDMA dhe kanabis, të gatshme për shitje.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Policinë e Himarës. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, në kuadër të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×