Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Një incident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në vendin e njohur si Gjoricë, ku një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht, katër personat që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Ende nuk dihet nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik apo ndonjë faktori tjetër.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×