Kreu i emergjencave civile për Vlorën, Ardian Vreshtazi ka dhënë detaje në lidhje me situatën pas zjarrit masiv të aktivizuar ditën e djeshme.
Ai bën me dije se vatra e zjarrit është vënë në kontroll që mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që ka bërë edhe një vlerësim paraprak të dëmeve që flakët kanë shkaktuar.
“Situata sot është e qetë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 është bërë plotësisht e mundur fikja e zjarrit, për arsye sigurie kemi lënë një mjet roje tërë natës pasi prezenca e erës mund të ndikonte që të kishin një riaktivizim të vatrës së zjarrit.
Sipas një shikimi paraprak për dëmet, shihet se 30 hektarë drurë, shkurre të djegura dhe janë shkrumbuar rreth 600 rrënjë ullinj”, tha ai.
Zjarri i cili ra dje në fshatin Hoshtimë i favorizuar edhe nga era nisi të përhapet në fshatin ngjitur.
U desh edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter që flakët të viheshin nën kontroll.
()