Zyrtare, dështimi ndaj Palmeiras në Kupën e Botës për Klube, Botafogo largon trajnerin

Botafogo ka konfirmuar largimin e trajnerit Renato Paiva pas eliminimit të ekipit nga Kupa e Botës për Klube.

Pasi iu bashkua klubit në shkurt, Paiva drejtoi vetëm 23 ndeshje Botafogon, teksa nuk mund të lihet pa përmendur fitorja e famshme 1–0 ndaj Paris Saint-Germain në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube.

Humbja ndaj ekipit tjetër brazilian Palmeiras në 1/8 rezultoi fatale për trajnerin, me lajmin që është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Botafogo njofton se Renato Paiva nuk është më trajner i ekipit të parë”, thuhej në një deklaratë të klubit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×