
Pushimet buzë detit në Vlorë nuk kanë shkuar aspak sipas pritshmërive për ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi. Teksa po shijonte ditët e verës me partnerin e saj, Kevin, Ana është përballur me një situatë aspak të këndshme, vjedhje.
Në një postim në Instagram, ajo ndau me ndjekësit momentin e pakëndshëm:
“Vajza! Këtë pushim m’i kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kam pasur.”
Nga ajo që Ana tregon, nuk kanë qenë thjesht sende materiale, por çanta dhe produkte kozmetike që i kishte për zemër, pjesë e përditshmërisë dhe rutinës së saj.
Pas ngjarjes, ajo kërkoi ndihmë nga ndjekëset për të gjetur faqe në Kosovë që shesin produkte origjinale make-up-i, me shpresën për të rikuperuar të paktën një pjesë të humbjeve.