“Po kërkon punë?”/ Ministri Blendi Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira në të gjithë vendin, ja si të aplikoni

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, lajmëron se në gjithë vendin janë hapur mbi 6000 vende të lira pune. Këto shifra ministri i ka bërë publike duke ju referuar portalit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit edhe Aftësive.

Sipas ministrit, qindra pozicione pune në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim për të gjitha nivelet arsimore, prandaj çdo person duhet të bëjë një aplikim online në portalin www.puna.gov.al.

Postimi i Gonxhes:

Po kërkon punë? Mbi 6 mijë vende të lira pune në gjithë vendin të shpallura në www.puna.gov.al

Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim — për të gjitha nivelet arsimore.

Apliko online, shpejt dhe lehtë, në portalin www.puna.gov.al

Keni nevojë për asistencë?

Drejtohuni pranë zyrës së punës më të afërt, ose na shkruani në email apo në WhatsApp për çdo pyetje apo ndihmë gjatë aplikimit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×