Merr fund aventura e Dibalës me Juventusin/ Ylli argjentinas nuk do të jetë ndaj Fiorentinës, vendimi është marrë nga…

Pamja e Paulo Dibalës i përlotur në stadiumin “Allianz” do të jetë imazhi i fundit me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e së shtunës mbrëma në stadiumin “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës.

DIBALA 2

Ky vendim është marrë me marrëveshje të përbashkët me trajnerin Masimiliano Alegrin dhe klubin.

Nga ana tjetër, tashmë zyrtarisht ish-numri “10” do të jetë në fushë të hënën në mbrëmje në “San Siro” për një ndeshje bamirësie të organizuar nga Samuel Eto dhe ku pritet të jetë edhe Lionel Mesi.

Shtatë vitet e Dibalës te Juventusi përfunduan zyrtarisht mbrëmjen e së hënës në barazimin 1-1 ndaj Lacios, kur ai përshëndeti tifozët bardhezi në stadium duke shpërthyer në lot.

Nesër stërvitja e fundit në qendrën stërvitore në “Continassa” dhe më pas do të zbrazë dollapin për të nisur një aventurë të re.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×