Post Malone ndahet nga partnerja aktuale, nis betejë ligjore me ish-in

Post Malone është ndarë nga Christy Lee mes një beteje për kujdestarinë e fëmijës së tij me ish-të fejuarën e tij, Hee Sung “Jamie” Park .

Artisti 29-vjeçar filloi të dilte me stilisten menjëherë pas ndarjes nga ish-të fejuarën nëntorin e kaluar. Burimet i tregojnë TMZ se Malone dhe influencuesja u ndanë rreth një muaj më parë. Publikimi vëren se nuk dihet nëse ndarja ishte miqësore.

Ata u panë për herë të parë së bashku në janar, gjatë një darke në Romë. Në mars, ata u shfaqën në një video në TikTok, të ngarkuar nga një fans që i pa në një bar. Çifti dukej i dashuruar, me krahun e Christy-t të mbështjellë rreth krahut të këngëtarit.

Malone është në një betejë kujdestarie me ish-partnerin e tij “Jamie” Park për vajzën e tyre trevjeçare , e cila në dokumentet ligjore përmendet si “DDP”. Në maj, ai paraqiti një kërkesë në gjykatë që procedurat të mbahen në shtetin e Utah-ut. Dokumentet ligjore, të paraqitura nga avokatja e tij, Laura Wasser, thonë se fëmija po rritet atje.

Post Malone dhe Hee Sung “Jamie” Park

Ish-e fejuara e tij ngriti një peticion të ngjashëm në gjykatën e Qarkut të Los Anxhelosit, duke kërkuar kujdestarinë primare dhe kohë të kufizuar me vajzën e tyre. Megjithatë, Malone argumentoi në gjykatë se ajo e ngriti peticionin në mënyrë strategjike në Los Anxhelos, duke besuar se vendndodhja do t’i jepte asaj një avantazh në betejën ligjore.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×