Albion Marku dhe Gyor kanë ndarë rrugët përfundimisht. Mbrojtësi shqiptar largohet nga skuadra hungareze, teksa lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Gjithë të mirat, albionmarkuu. Faleminderit për punën tënde të dhe të urojmë fat në kapitullin tënd të ardhshëm”- shkruan klubi.
Edhe pse lojtari kishte edhe një vit deri në përfundim të kontratës, palët e kanë parë të arsyeshme të “divorcohen”.
24-vjeçari Marku luajti 20 ndeshje me Gyor në elitë, teksa shënoi 1 gol dhe dhuroi 2 asiste. Me interes pritet të shihet e ardhmja e futbollistit, ku nuk përjashtohet një rikthim në Superiore.