Të reja të rëndësishme te Kukësi. Verilindorët, në një postim në rrjetet sociale, kanë bërë me dije se kanë ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin Redon Danaj.
Danaj, do të kalojë në sezonin e ri te Besa, ekip që gjithashtu luan në Kategorinë e Parë.
“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me Klubin e Futbollit Besa për transferimin e Redon Danajt!
Klubi falënderon Danajn për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë!”- shkruan klubi.