Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së martës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë zonës së njohur si Knalla. Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.