
Janë kaluar mbi një dekadë që nga lidhja e shumëpërfolur mes Stines dhe moderatores Roza Lati, por emrat e tyre ende rikthehen në kujtesën e publikut sa herë përmendet showbizi shqiptar i viteve 2010.
Në një intervistë të fundit për “Andale”, këngëtari i njohur, i cili ka ruajtur një prani të qëndrueshme në muzikë ndër vite, u pyet për këtë kapitull të hershëm të jetës së tij.
Reagimi i tij? I thjeshtë, i matur dhe larg çdo sensacionalizmi.
“Asnjë gjë, kohë e bukur. Jam me fat që kam qenë në atë moment. Çdo kohë duhet respektuar”, u shpreh Stine, duke dhënë një përgjigje që më shumë reflekton qartësi emocionale sesa nostalgji.
Ai konfirmoi gjithashtu se sot nuk ka kontakt me Roza Latin, madje jo as në nivel miqësor, një distancë që duket se është e vendosur dhe e respektuar nga të dy.