Që prej pasdites së djeshme në asnjë moment nuk kanë ndalur në Elbasan tymi toksik i prodhuar nga djegia e mbetjeve në landfill, në mungesë të inceneratorit i cili do të kryente incenerimin e tyre.
Prej një kohe shumë të gjatë mbetjet në Elbasan shtoheshin për të ardhur në ditën e djeshme ku nga autoritete e lokale u deklarua se zjarri u ndez për shkak të temperaturave të larta dhe mbetjeve në sasi të mëdha. Nuk kemi një indicie nga prokuroria që do të përcaktonte nëse bëhet fjalë për zjarr vënie e qëllimshme apo është vërtetë një zjarr aksidental.
Gazetari Osman Stafa raporton se pas kontaktin me mjekë ka zbuluar edhe pasojat që vijnë nga ngjarja e ndodhur në Elbasan.
Pasojat:
Sëmundje të frymëmarrjes
Tymrat që lëshohen përmbajnë grimca të imëta PM2.5 dhe PM 10 që hyjnë në mushkëri. PM 2.5 nuk mundet as të kapen dhe nga aparati i frymëmarrjes dhe shkojnë e depërtojnë drejtpërdrejtë në mushkëri, ku shkaktojnë apo përkeqësojnë astmës, bronkitin dhe infeksionet respiratole.
2. Lëndë kancerogjene
Djegia e plastikës, gomave, tekstileve dhe mbetjeve te tjera çliron dioksina, furane, benzen, të gjitha të lidhura me kancerin, veçanërisht të mushkërisë, mëlçisë dhe gjirit.
3. Probleme neurologjike dhe hormonale
Dioksinat dhe metalet e rënda si plumbi, zhiva dëmtojnë sistemin nervor, sidomos te fëmijët, dhe ndërhyjnë në sistemin endokrin (hormonal).
4. Efekte të menjëhershme toksike
Lodhje, dhimbje koke, irritim i syve, fytit dhe hundëve. Rrezik akut për njerëzit afër zjarrit: ekspozimi i drejtpërdrejtë me gazra si monoksidi i karbonit mund të jetë fatal.
Ndikimet afatgjata dhe në komunitet:
Kontaminimi i ujit dhe tokës, substancat toksike depozitohen në tokë dhe përhapen në zinxhirin ushqimor përmes ujit, perimeve apo kafshëve.
Efektet te gratë shtatzëna dhe fëmijët, rritje e rrezikut për lindje të parakohshme, defekte në lindje dhe zhvillim të vonuar mendor.