Në konferencën e sotme me gazetarët Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi vendimin e fundit të marrë nga Këshilli Mbikqyrës për uljen e normës bazë të interesit.
Për shkak të rreziqeve që po përballet ekonomia, përfshi dhe luftërat tregtare, Sejko njoftoi se norma bazë e interesit ulet nga 2.75% në 2.5%.
Sejko theksoi në fjalën e tij se kjo qasje mundëson reagimin në mënyrë të shpejtë për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Më tej ai lajmëroi edhe uljen e kredisë dhe depozitës njëditore.
E para ishte 3.75% dhe ulet në 3.5%, ndërsa e dyta ishte 1.75% dhe ulet në 1.5%.
Gjithashtu, Sejko shtoi se tensionet gjeopolitike dhe të luftërave tregtare po rrezikojnë rritjen e inflacionit.
()