Juventus gjen sulmues, futbollisti shumë shpejt në Torino

Jonathan David po përgatitet të bëhet lojtar i ri i Juventusit. Tifozët bardhezi duhet të presin disa ditë, pastaj sulmuesi i kombëtares kanadeze do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër. Sipas asaj që shkruan TMW, vizitat mjekësore të David me Juventusin janë planifikuar për të premten, të cilat do të zhvillohen si zakonisht në J Medical.

Sipas asaj që shkruhet, në orët e fundit u arrit marrëveshja totale për pagën, bonusin e nënshkrimit dhe komisionet për transferimin e futbollistit në Torino.

Ekipi italian ia doli që të sigurojë shërbimet e lojtarit, duke mposhtur konkurrencën nga Al-Qadisiyya, një skuadër saudite. Jonathan David vjen pas një eksperience te Lille.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×