“Çmontohet” rrjeti i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës! E fshihnin drogën në lëkurët e bagëtive, disa të arrestuar, mes tyre edhe 3 shqiptarë (Pamje nga operacioni)

Policia greke ka goditur një rrjet të organizuar kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, në një operacion të suksesshëm antidrogë që ka çuar në arrestimin e disa personave.

Sipas informacioneve paraprake, organizata kishte krijuar një skemë të sofistikuar kontrabande, ku lënda narkotike fshihej brenda lëkurëve të gjedhëve. Kokaina nxirrej më pas përmes përpunimit të këtyre materialeve me metoda teknologjike të avancuara.

Policia ka arrestuar tashmë 11 persona:

5 grekë
3 shqiptarë
1 bolivian
1 gjeorgjian
1 spanjoll

Operacioni është ende në zhvillim dhe autoritetet janë në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×