Wimbledon/ Alcaraz kalon në raundin e 3, Sinner largon dy anëtarë të stafit të tij

Në Wmbledon është duke u zhvilluar raundi i dytë i turneut. Pas eliminimeve të Zverev, Medvedev dhe Tsitsipas, spanjolli Carlos Alcaraz nuk rezervon surpriza dhe mposht me shifrat 6-1, 6-4, 6-4 vendasin Oliver Tarvet, duke kaluar në raundin e tretë të Wimbledon-it.

Duke vuajtur shumë më pak krahasuar me debutimin ndaj Fogninit, lojtari i vitit 2003 e mposht anglezin në pak më shumë se dy orë lojë, duke dominuar setin e parë, edhe pse që në fillim vihet re se në shërbim iberiku nuk është i pathyeshëm: Tarvet ka tetë mundësi për brejk, por nuk i shfrytëzon asnjë.. Në setin e tretë, për herë të dytë numri 733 në botë surprizon numrin 2 me shërbimin e tij, por është një episod i rastësishëm: në 3-3, Alcaraz gjen kundër-brejkun që i mundëson të shkojë në 5-3. Përfundon 6-1, 6-4, 6-4.

Ndërkohë ajo që bëri bujë ditën e sotme ishte një deklaratë e ish kampionit Jim Courier, lidhur me nr.1 të botës Jannick Sinner:

“Sinner ka pamjen e një mace të qetë dhe të butë, por është një vrasës me gjak të ftohtë.” Këto janë deklaratat shokuese që vijnë nga ish-numri një i tenisit botëror, Jim Courier. “Nuk dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe ndoshta as nuk do ta dimë kurrë – tha amerikani në Tennis Channel, dy herë fitues i Australian Open dhe Roland Garros, në lidhje me largimin e papritur të përgatitësit fizik Marco Panichi dhe fizioterapeutit Ulises Badio në prag të Wimbledon-it – por dyshimi është se Jannik u zemërua për diçka dhe vendosi të vazhdojë pa ta.”

Courier nuk u ndal këtu dhe përdori fjalë edhe më të forta duke folur për ndarjen mes numrit një të botës dhe ish-trajnerit Riccardo Piatti: “Ai e largoi Riccardon disa vite më parë, megjithëse ai ishte si një baba për të.

Mediat italiane janë duke “gërrmuar: të tjera informacione dhe detaje që çuan Jannick të ndërpresë bashkëpunimin me përgatitësin e tij fizik si dhe fizioterapistin.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×