Po mbahet sot seanca për dosjen “5D” në Gjykatën e Posaçme.
Ish- pronari i IGOR Electric, Eduard Meta, në dëshminë e dhënë në seancë, ka themelimin e kompanisë Igor Electric e ka bërë vetë, nga person fizik në person juridik.
Ai ka rrëfyer se për një periudhë 2 vjeçare, 2016-2018, IGOR funksiononte me nënkontraktim, ku bënte instalime dhe përmbushte kontrata private.
“Kam bërë pune publike, me OSHEE, bashkinë Tiranë, Tirana Parking te Pazari i Ri. Kam bërë një depo uji, një kolektor ujërash të zeza, saktë nuk më kujtohet. Administrator i kompanisë isha vetëm, isha ortak i vetëm, kur kam ikur unë, erdhi Nestor Muhametllari”, tha ai.
Më tej Meta ka sqaruar se Alfred Qaton, e njeh prej një kohë shumë të gjatë pasi banonin në të njëjtën lagje.
Ndërkohë sa i përket personave që punonin në kompani, ai u shpreh se ishin tre ekonomiste, bashkëshortja e tij, Anxhela Meta, dhe Pranvera Mema.
I pyetur nga prokurori i posaçëm në lidhje me punë të kryera në vitin 2016 në Ujësjellësin e Tiranës, kanalizime dhe rikonstruksioni i kolektorit, Meta u përgjigj se procedurat i ka gjetur online te Prokurimet Publike. Ndërsa në lidhje me faktin që prokurori ka kërkuar se çfarë ka ndodhur me 114 mld lekë të tërhequra në vitin 2016, ai u përgjigj: Kompania në 2016 ka dalë me fitim. Nuk ka ndarë fitime, nuk ka pasur ortakë. Kam tërhequr shuma të ndryshme nga llogaria e IGOR. Por nuk i mbaj mend sa. Pjesa dërrmuese ka shkuar nëpër objekte, rërë, naftë, fadromat. I kemi paguar nën dorë se ashtu ishte atëherë.