Një aksident i mori jetën sulmuesit të Liverpool, Diego Jota, dhe vëllait të tij, Andre Silva.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, shprehu ngushëllimet e tij më të thella, duke kujtuar një moment të veçantë që ndau me sulmuesin portugez vetëm pak javë më parë.
“Vetëm tre javë më parë, pata nderin t’i dhuroja Diogo Jotës një medalje pas finales së Ligës së Kombeve UEFA – një moment gëzimi, krenarie dhe festimi që tani do të gdhendet përgjithmonë në kujtesën tonë me dhimbje. Një kujtim që e bën edhe më të prekshëm shkallën e humbjes, duke e transformuar një moment festimi në një kujtesë të trishtueshme të brishtësisë së jetës. Futbollisti ndërroi jetë vetëm dhjetë ditë pas dasmës së tij dhe lë pas një grua dhe tre fëmijë. Pasioni, energjia dhe shpirti i tij në fushë frymëzuan të gjithë përreth tij. Është shkatërruese të mendosh se një jetë kaq plot gëzim dhe potencial u ndërpre shumë shpejt. Pusho në paqe, i dashur Diogo. Nuk do të harrohesh”- tha ai.