
Këngëtarja Rina Balaj është rikthyer fuqishëm me këngën “Deja Vu”, që po pushton TikTok-un por duket se rrugëtimi nuk ka qenë pa pengesa.
Në një reagim në Instagram, ajo ka akuzuar platformat digjitale për “shadow ban”, duke thënë se kënga nuk i shfaqet më në kërkime. Madje, Rina dyshon për ndërhyrje të qëllimshme në kanalin e saj, duke ngritur pikëpyetje për sabotim apo edhe hakim.
Por Rina s’e ka ndërmend të ndalet.
“Ne po fitojmë gjithsesi, pasi kënga po bëhet virale në TikTok, prandaj shkoni në dreq,” – shkroi ajo, me një dozë tipike të ironisë dhe rebelimit që e karakterizon.