Zjarri në landfillin e Elbasanit, helikopterët nisin ndërhyrjen për shuarjen e flakëve

Pas përpjekjeve tokësore për të izoluar zjarrin që vijon prej orësh në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, autoritetet kanë vendosur të aktivizojnë helikopterët për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Sipas burimeve zyrtare që prej orës 16:00 të ditës së sotme helikopterët kanë nisur operacionet ajrore mbi zonën e prekur me qëllim përshpejtimin e ndërhyrjes dhe minimizimin e rrezikut nga përhapja e mëtejshme e zjarrit në thellësinë e mbetjeve.

Ndërhyrja nga ajri konsiderohet e domosdoshme për shkak të vështirësisë së aksesit dhe intensitetit të flakëve që vijojnë të digjen në shtresat e brendshme të fushës së mbetjeve, pavarësisht mbulimit me rreth 10.500 m³ dhera.

Aktivizimi i helikopterëve vjen në një moment kritik, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi vazhdojnë të përhapen në zonën përreth duke rritur shqetësimin për ndotje të ajrit dhe ndikim të mundshëm në shëndetin e qytetarëve. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një afat se kur pritet të vihet nën kontroll i plotë zjarri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×