“Kjo është një kohë kur unë po luftoj”, Klopp me zemër të thyer pas vdekjes së Jotas

Futbollisti 28-vjeçar i Liverpoolit, Diogo Jota, ndërroi jetë në një aksident tragjik rrugor në provincën e Zamorës, në Spanjë.

Jurgen Klopp, ish-trajneri i The Reds, është një nga ata që i ka besuar më së shumti Jotas.

Klopp ka bërë një postimi në rrjetet sociale, ku ka reaguar pas vdekjes së lojtarit.

Kjo është një kohë kur unë po luftoj! Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por unë nuk mund ta shoh! Më vjen keq kur dëgjoj për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm! Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin! Pushoni në paqe”, shkruan ish-trajneri i tij te Liverpuli, Jurgen Klop.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×