Koha e Edon Zhegrovës te Lille ka përfunduar. Sulmuesi dardan do të ndërrojë mjedis gjatë kësaj merkatoje, teksa lajmi është bërë i ditur së fundmi nga presidenti i ekipit francez, Olivier Letang.
“Edoni ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë me një vit të mbetur në kontratë. Presim largimin”, ka deklaruar Letang.
Situata e Zhegrovës po ndiqet nga disa skuadra, me dëshirën e lojtarit që do jetë vendimtare në fund për përzgjedhjen e destinacionit. Ai realizoi 4 gola dhe dhuroi 1 asist, në sezonin e fundit të Ligue 1.