“Me ‘Barcelonën’ dhe ‘Ghost’ kam folur në EnchroChat dhe SKY”, Erion Alibej për atentatin ndaj Plarent Dervishajt: “Kabashi”, e kishte shtëpinë afër Nuredin Dumanit. Më erdhi një sms…

Po mbahet seanca në GJKOO për “Plumbin e Artë”, ku të pandehur janë Plarent Dervishajt dhe Julian Meçaj, të cilët akuzohen për atentatin e ish- prokurorit, Arjan Ndoja.

Në seancën e sotme, bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej, ka rrëfyer se si e ka njohur Dervishajn dhe Mond Çekiçin.

Alibej ka dëshmuar se me Plarent Dervishajn fliste gjatë në EncroChat dhe Sky ECC, ndërsa nofkat e tij ishin “Barcelona” dhe “Ghost”.

Në lidhje me atentatin ndaj tij, Alibej tregon se i kishte ardhur një mesazh që i tregonte se ishte kryer nga Lul Berisha.

“Në 2019 kam banuar në Elbasan. Plaurent Devishajn e njoh, Julian Meçaj, jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plaurentin. Kemi drekuar atje. Plarenti kishte një BMW ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë i djalë tjetër, Plarenti pasagjer.
Unë në 2019 kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka patur një “Tuareg”, kam ulur në sediljen mbrapa kam shkuar te fabrika e cigareve.
Mond Çekiçin e kam dëgjuar vetëm në media. Ndoshta mund të ishte ai që shoqërohej me Plarentin, por nuk jam e sigurt. Kam diskutuar për hallet që më kishin rënë atë kohë, doja të identifikoja njerëzit që më kishin bërë krimet në familje. Shkova ta takoj mos më ndihmonte. Por më pas kemi folur shumë gjatë në aplikacion, por fizikisht një herë. E thirrnin Lenti, Shoku. Kam folur në EnchroChat fillimisht, më pas me SKY.
Nofka e tij, Barcelona tek EnchroChat, Ghost. Me Plarentin nuk më lidh asnjë gjë. Mbaj mend që pak më vonë Plarentit iu bëj atentat, biseduam për këtë. Unë shqetësohesha për të, si për hallet e mia dhe ia përcillja çdo informacion.
Mbaj mend që më erdhi një mesazh që atentatin e kishte bëre Lul Berisha. Ia përcolla këto informacione. Nuk e kujtoj dot kush ma solli. I kam nisur dhe një foto nga sistemi TIMS, një “Kabashi”, e kishte shtëpinë afër Nuredin Dumanit. Kam pasur një polic që më jepte informacion. Nga marsi i 2019 që jam lidhur me këtë person deri në shtator 2020 më ka dhënë informacione. E pajisa vetë me Sky”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×