Nga martesa te aksidenti tragjik, gruaja e Jotas me zemër të thyer, shihet në gjendje të rëndë emocionale (VIDEO)

Ndarja përpara kohe nga jeta e Diego Jotas ka tronditur mbarë botën. Një aksident i mori jetën sulmuesit të Liverpool, i cili po udhëtonte së bashku me vëllain e tij.

Së fundmi janë publikuar disa pamje, ku shihet partnerja e Diego Jotas, Rute Cardoso, në një gjendje jo të mirë emocionale. Familjarët mbajnë Cardoson nga krahët, teksa po shkonin në drejtim të makinës. Kujtojmë që Cardoso dhe Joto u martuan vetëm pak ditë më parë.

Prindërit e vëllezërve morën pjesë në Kishën Sao Cosme, Capela da Ressurreicao, në qytetin Gondomar pranë Portos të premten, me Presidentin Portugez Marcelo Rebelo de Sousa, Kryeministrin Luis Montenegro dhe agjentin e Jotës gjithashtu midis pjesëmarrësve.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×