Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet pronari i fabrikës në Lushnje

Një 35-vjeçar me nënshtetësi italiane është proceduar nga Policia e Lushnjes pasi gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin italian S. O., 35 vjeç, pasi gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×