Spektakël i Messit ne MLS, realizon një dygolësh, “pleshti” i papërmbajtshëm (VIDEO)

Pas eliminimit nga Botërori i Klubeve, Leo Messi rikthehet në kampionat, në MLS, duke dhuruar spektakël. “Pleshti” argjentinas ishte protagonist absolut në sfidën kundër Montreal, duke realizuar një “dopjetë” golash, njëri më i bukur se tjetër, plus një asist. Leo ishte në një version të papërmbajtshëm në këtë takim, edhe pse sfida nuk nisi si duhej, ku një top i kthyer keq nga ai solli golin e avantazh për Montreal.

Inter Miami u rikthye sërish në lojë, në minutën e 33-të, ku Allande me një goditje shumë të bukur barazoi shifrat në 1-1. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 40-të, Messi me një aksion personal shumë të bukur kaloi Inter Miami në avantazh.

Në pjesën e dytë, Segovia me një super gol trefishoi shifrat. Stafetën më pas e mori sërish Leo Messi, këtë herë me një aksion fantastik, si në kohërat e tij të lavdishme duke kaluar këdo që i doli përpara, një gol për katalog që vërteton edhe një herë se legjenda argjentinase, përtej moshës, ka ende shumë klas në këmbët e tij. Ky ishte goli i tij i 12-të sezonal i Leo Messit në MLS.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×