Berat/ Zjarret në Mbrakull dhe Virjon përfshijnë sipërfaqe pyjore. Flakët rrezikojnë banesa dhe toka bujqësore

Dy vatra zjarri janë regjistruar këtë fundjavë në qarkun e Beratit duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore.

Një nga zjarret ka rënë në fshatin Mbrakull, Njësia Administrative Mbrakull, në Bashkinë Poliçan. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha dhe vazhdojnë të përhapen për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të terrenit malor, që nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë. Si pasojë, forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Një tjetër vatër zjarri është shënuar në fshatin Virjon, Njësia Administrative Otllak në Bashkinë Berat, ku dyshohet se shkaku ka qenë një defekt në linjën elektrike.

Zjarri rrezikoi tre banesa dhe parcela me dru frutorë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës  me dy mjete dhe gjashtë efektivë u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e flakëve, duke vënë situatën nën kontroll.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta, pasi rreziku për zjarre mbetet i lartë, veçanërisht në zonat me pyje dhe bimësi të dendur.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×