“Kaloi në shok kur mësoi lajmin e vdekjes së Jotas, nuk fjeti gjumë gjithë natën”, te Al Hilal tregojnë për Neves

Sulmuesi i Liverpool, Diogo Jota ndërroi jetë të enjten, pas një aksidenti fatal.

Një nga shokët më të mirë të tij ka qenë Ruben Neves, me këtë të fundit që është tronditur kur ka mësuar lajmin.

Yassine Bono, portieri i Al Hilal ka folur për çastin kur Neves-it iu tregua se Jota kishte vdekur.

“Ishte në shok kur mësoi për Diogo-n. Në hotel u preka shumë kur pashë se në ç’gjendje shkoi. Familja e Jota-s i telefonoi në mesnatë për ta lajmëruar për aksidentin. Nuk vuri gjymë në sy tërë natën”, tha Bono.

Kujtojmë që Bono dhe Ruben Neves luajnë te Al Hilal në Arabi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×