Arzhonzh Bintsuka nuk do të jetë në dispozicion të Partizanit për ndeshjen e Europës.
Sulmuesi nga Kongo ka humbur përgatitjet deri tani dhe vazhdon të jetë në Kongo. Partizani arriti të sigurojë rinovimin deri në vitin 2027 me opsion edhe për një sezon tjetër.
Arritje e madhe për një nga talentet, që u soll në Europë nga të kuqtë. 22-vjeçari llogaritet si investim që mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme në të ardhmen. Për të ishte e pritshme që nuk do të ishte i gatshëm ndaj Kaljus.