Harper Beckham feston ditëlindjen, por drama familjare mund të errësojë ditën e saj speciale

Harper Beckham, vajza më e vogël e David dhe Victoria Beckham, feston ditëlindjen e 14-të, por festa mund të mos jetë aq e gëzueshme sa pritet. Arsyeja? Përplasjet në rritje mes vëllait të madh, Brooklyn, dhe familjes.

Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, aktorja Nicola Peltz, janë përfshirë në një përçarje të thellë me familjen Beckham, duke mos e uruar publikisht as David për 50-vjetorin më 8 maj, dhe as çiftin për 26-vjetorin e martesës më 4 korrik, pavarësisht se David e përfshiu Brooklyn në postimin e tij për përvjetorin.

Burime për The Mirror bëjnë të ditur se Harper është ndikuar veçanërisht nga kjo situatë, pasi gjithmonë ka qenë shumë e lidhur me Brooklyn. “Ata kanë pasur një lidhje të veçantë dhe shpresohej që Nicola do të bëhej si një motër e madhe për Harper, por kjo nuk ndodhi kurrë,” tha një burim.

Frika më e madhe është që Brooklyn mund të mos marrë pjesë në festën e motrës së vogël, duke e lënduar emocionalisht. “Nëse ai vendos të mos shfaqet, do jetë shumë e dhimbshme për Harper. Por nëse vjen, mund të jetë një hap i parë drejt pajtimit,” shton burimi.


David dhe Victoria, të cilët kanë edhe tre djem, Brooklyn, Cruz dhe Romeo, ndanë mesazhe dashurie për njëri-tjetrin dhe për fëmijët e tyre, duke përfshirë edhe Brooklyn, gjatë festimeve për përvjetorin e martesës së tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×