Moderatorja e njohur në zi, ndan lajmin e hidhur për humbjen e të atit – Vip-Magazine.al

Moderatorja e njohur shqiptare, Orinda Huta, ka prekur ndjekësit e saj me një postim emocional në rrjetet sociale, duke ndarë një nga momentet më të dhimbshme të jetës, humbjen e babait të saj. Edhe pse nuk është bërë i ditur ende shkaku, vetë Orinda ka publikuar në rrjetet sociale lajmin e trishtë. Ajo postoi dy foto me të atin e ndjerë ku shkruante: ”Kërcimi ynë i fundit babo”– duke e shoqëruar me një zemër të thyer.

Në një tjetër “Story” vijuese, moderatorja shkruante për miqtë dhe të afërmit se babai i saj ka ndërruar jetë duke dhënë detajet se ku do të zhvillohej funerali. Ndër rreshta të ndjerë Orinda shkruante se familja e tyre “ka qenë e bekuar gjithmonë nga prezenca e tij”. Reagimet nga ndjekësit nuk munguan, me shumë prej tyre që i shprehën mbështetje dhe ngushëllime.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×