Çështja e kthimit të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist mbetet ende një nga plagët më të mëdha të tranzicionit shqiptar.
I ftuar në emisionin “Log”, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se problemi i pronave është thellësisht politik dhe se drejtësia e re nuk ka arritur ende të ofrojë zgjidhje reale për ish-pronarët.
“Unë vij nga një familje që ka pasur prona. Në vitin 1990, nuk mund të kërkoje kthimin e asaj që të ishte marrë në vitin ’45. Shqipëria ishte krejt ndryshe. Ata që vinin në pushtet, të gjithë kishin mendësi komuniste, askush nuk e kuptonte çfarë do të thoshte kushtetutë apo të drejtë evropiane”, u shpreh Cakrani.
Sipas tij, edhe pse sot ekzistojnë dokumente si procesverbalë që provojnë të drejtën e pronësisë, procedurat ligjore janë shpeshherë të pakuptimta dhe të stërzgjatura.
“Unë mendoj se çështja e pronave vijon të jetë politike. Ne e bëjmë luftën në gjykata, por edhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut nuk ta kthen dot pronën. E pranon shkeljen, por kthimi real nuk ndodh dhe kështu ti vazhdon betejën sërish këtu”, theksoi ai.
Cakrani ngriti shqetësimin se ndër vite është munguar vullneti politik për të bërë drejtësi për ish-pronarët dhe apelon për një zgjidhje përfundimtare që duhet të vijë nga politika dhe jo vetëm nga sistemi gjyqësor.
Kujtim Cakrani: Unë vij nga familje që kam prona. Në 90 nuk e kthenim dot 45. Shqipëria ishte krejt ndryshe. Duke qenë cështje politike duhej zgjidhur me mjete politike, të gjihtë politikanët që vinin në atë kohë vinin nga një mendësi komuniste. Askush se kuptonte cdo të thonte kushtetutë, të drejtë evropiane.
Ne sot kemi procesverbalin por ka qenë një seancë rrëmujë e parlamentit. Unë mendoj që çështja e pronave vazhdon të jetë politike, ne bëjmë luftën me gjykatat, por gjykatat e të drejtëve të njeriut nuk e kthen pronën dhe ti vazhdon betejën sërish këtu.
()