Pasi u largua nga Benfica, Angel Di Maria vendosi që të dëgjojë zemrën dhe u kthye në Argjentinë te ekipi i Rosario Central.
“Të kthehem në shtëpi pas kaq shumë kohësh është diçka shumë e veçantë. Ishte ajo që doja. Të luaja përsëri në Central.
“Të jem kampion me Central është e vetmja gjë që më mungon. Nuk mund të besoja kur po ushtroja sot. Ndihesha sikur ishte hera e parë. E shijova plotësisht stërvitjen time të parë” – tha ai.
Di Maria u prezantua në një konferencë për shtyp të mbajtur në një hotel në qendër të Rosario-s, në rikthimin e tij të shumëpritur në ekipin që la në vitin 2007.
Me nofkën ‘El Fideo’, Di María, 37 vjeç, u bë i njohur në Evropë, ku grumbulloi 29 trofe duke luajtur për Benfica, Real Madrid, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus.
Qué momento en la rueda de prensa de presentación de Angelito Di María como nuevo jugador de Rosario Central.
Proyectan un video que resume su carrera. Él, completamente emocionado.
Bienvenido de vuelta, Angelito💙💛
— Juez Central (@Juezcentral) July 7, 2025
(J.S/)