Duke qenë se Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Interi, zikaltërit nuk dëshirojnë që të gjenden të papërgatitur. Klubi nga Milano ka filluar kërkimet për gjetjen e pasuesit, teksa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.
Objektivi kryesor për “post-Calha” është Ederson, mesfushori i Atalantës, i cili dje mbushi 26 vjeç. Nuk pritet që bergamaskët të bëjnë lëshime, duke patur parasysh atë që ndodhi vitin e kaluar me Koopmeiners.
Për Ederson kalimi te Interi do të ishte një mundësi e mirë për karrierën e tij, me dëshirën e lojtarit që lehtëson disi tratativat.
Para se Interi të hidhet në sulm për brazilianin, klubi kërkon të përiftojë 30 milionë euro nga shitja e Calhanoglu te Galatasaray.