Tentoi të shpëtojë 2 turistë, mbytet kapiteni i anijes turistike në ujërat e liqenit të Shkodrës. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

Një 51-vjeçar, me detyrë kapiten i një anije që bënte guidë turistike në liqenin e Shkodrës, është mbytur në tentativë për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative, se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur. Ndërsa turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 Informacion paraprak

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

()

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×