Avokati Redi Ramaj i ftuar në “Log”, tha se Ervin Salianji do të marrë vendimin e pafajësisë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2029.
Si përfaqësues ligjor i ish-deputetit të PD, Ramaj tha se lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin që mori zoti Salianji.
“Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. Për çdo qytetar është një e drejtë kur merr një dënim me përfundimi e një periudhe të caktuar të dënimit, me 2/3, këtë të drejtën për të kërkuar lirimin para kohe me kusht për pjesën tjetër të dënimit.
Prej 27 majit, ishte afati që mund të kërkonte lirimin me kusht. Iu drejtua gjykatës së Fierit, në bazë të ligjit, u vendos nga gjykata, duke parë dokumentacionin përkatës fakti që nuk ka qenë dënuar më parë, njeri i parrezikshëm.
Si një e drejtë, ai e ushtroi këtë të drejtë dhe gjykata ia njohu. Përfitoi si gjithë shqiptarët. Pati vonesa. Më 27 maj u dha kërkesa, vendimi u dha sot më datë 8. Vendimi u dha një muaj e pak. Gjykata krijoi bindjen dhe dha vendimin.
Lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin themeli që mori zoti Salianji. Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese.
Mendoj se vendimi për pafajësinë në Strasburg do të merret para 2029”, tha avokat Redi Ramaj.
()