Botërori për Klube pasuron Chelsea, J.Pedro justifikon investimin marramendës

Botërori për Klube bën të pasur Chelsea-n. Me suksesin e fundit të arritur përballë Fluminenses, blutë jo vetëm siguruan një biletë për në finale, por e dërguan përfitimin nga ky turne në një tjetër nivel. Deri në këtë pikë, Chelsea ka arkëtuar 104 milionë dollarë. Interesat është fakti që londinezët “fluturuan” në finale falë “dopjetës” së Joao Pedro, një lojtar që i kushtoi afro 70 milionë euro.

Ky ishte një investim shumë i madh, por Chelsea jo vetëm që nxori lekët e investuara, por del me fitim. Vetëm nga kualifikimi në finale, Chelsea përfitoi 30 milionë euro, pra vetëm me këtë dygolësh, Joao Pedro nxori gjysmën e investimit që Chelsea bëri pak ditë më parë duke e blerë nga Brighton.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×