Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni – Vip-Magazine.al

Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për herë të parë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke pranuar se e ndjeu se ishte momenti për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Mendoj që koha ime për atë lloj shoë kishte kaluar,”-tha Mamaqi, duke shtuar se kishte filluar të vërejë një rënie në performancën e tij.

“E di kur është momenti më i mirë për të mbyllur një bisedë? Kur është në kulmin e saj. E ndjeva që po shkoja poshtë dhe aty mbaroi.”

I njohur për transformimet e tij të shpeshta në karrierë, Mamaqi theksoi se nuk i mungon televizioni, sidomos tani që është i përfshirë në projekte të tjera dhe ka gjetur mënyra të tjera për të realizuar veten.

“Televizioni është një mashtrim i madh. Nuk më mungon. Kur e realizon veten në forma të tjera, nuk ndjen më mungesën e ekranit,” – u shpreh ai.

Megjithatë, për adhuruesit e tij ka ende vend për shpresë. I pyetur për një rikthim të mundshëm, Mamaqi nuk e përjashtoi mundësinë, por vuri një kusht të qartë: “Më kanë ardhur disa oferta. I kam falënderuar, por nuk më kanë bindur. Nëse do të vinte një projekt ndryshe, sfidues, do ta pranoja me kënaqësi.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×