Tritoli në makinën e biznesmenit Gjon Mena! Ja dënimet për anëtarët e grupit të Gjergj Cukalit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë vendime për anëtarët e grupit të Gjergj Cukalit, i cili tentoi të eliminojë biznesmenin Gjon Mena në Kamëz, duke vendosur një eksploziv në makinën e tij.

Apeli zbuti dënimin për Enver Jamakun, i penduar i drejtësisë.

Dënimi me 8 vite për Ermond Jamakun mbeti i pandryshuar.

Për Blendi Deden, dënimi u ul nga 20 vite në 18 vite burg.

Dënimet prej 18 vjetësh për P. Prengën dhe F. Abazin u konfirmuan.

Ndërkohë, Gjergj Cukali është dënuar me 25 vite heqje lirie për tentativën e eliminimit me eksploziv ndaj biznesmenit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×