Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian e ktheu trotuarin parisien në pasarelë, teksa u shfaq me një fustan të bardhë latex dhe çizme ikonike Balenciaga, vetëm pak orë përpara sfilatës së markës. 44-vjeçarja u kujdes për çdo detaj të pamjes, madje dhe për mënyrën se si ishte dukur më parë, paparacët e kapën duke “googluar veten” në telefon, për të parë fotot me veshjen rozë të mbrëmjes së kaluar.

Nga kapëset në flokë që sjellin nostalgji të viteve ‘90, tek buzëqeshja që mungoi me qëllim, Kim zbriti nga makina luksoze me gjithë qëndrimin e një ikone mode që nuk ka nevojë të flasë për të bërë zhurmë.

Një tjetër provë se Kardashian di si ta kthejë çdo dalje në një moment të kurorëzuar me klikime.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×