“Na nxirrni jashtë!” Pasagjerët shqiptarë bllokohen në autobus në kushte të papërshtatshme në aeroportit të Beogradit (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të martën në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ku disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd–Tiranë janë mbajtur të mbyllur në një autobus në pistën e aeroportit, në kushte të papërshtatshme.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë nga autoritetet jashtë autobusit, ndërsa brenda mjetit kishte temperatura shumë të larta dhe mungonte ajrosja apo kondicioneri.

Deri në këtë moment, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet e aeroportit në Beograd lidhur me këtë incident, ndërsa nuk dihet ende nëse pasagjerët kanë marrë ndonjë trajtim mjekësor apo ndihmë nga autoritetet serbe.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×